Rozë

“Himni” i grave shqiptare, projekti më i mirë që po vjen në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 06 December 2023

Këngëtarja e dashur për publikun, Ganimete Abazi i është bashkëngjitur fushatës kundër dhunës ndaj grave me një super projekt të ri, shkruan Gazeta Infokus.

Ganja dhe ekipa fantasktike e Pro Band në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit të dhunës në baza gjinore, kanë përpunuar një këngë të viteve të 90-ta e cila është komplet dedikim për gratë shqiptare.

Kënga quhet “Heshta”, ku tekst shkruese është Aida Baraku, për muzikën është përkujdesur Armend Rexhepagiqi dhe e përpunuar nga Ardian Kastrati.

-Advertisement-

“Duron ky gjoks duron se s’ka qare, në të rreh zemra e gruas shqiptare”, pjesë e tekstit të kësaj super kënge.

Ky projekt paraqet saktësisht realitetin shqiptar./Gazeta Infokus/

Për të ditur më shumë detaje në lidhje me këtë projekt fantastik, ndiqeni videon më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera