Rozë

Krizë mes çiftit të njohur? Veprimi që ngriti dyshimet

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 06 December 2023

Cardi B dhe Offset duket se po kalojnë një periudhë të vështirë. Dy reperët, të cilët u martuan në shtator të 2017-ës, kanë bërë unfollow njëri-tjetrin në Instagram. Për më tepër, reperja 31-vjeçare ndau disa mesazhe të koduara në story në Instagram më 4 dhjetor.

“Ti e di kur i ke mbaruar marrëdhëniet. Jam lodhur duke mbrojtur ndjenjat e njerëzve të tjerë… DUHET të vendos veten në radhë të parë,” shkroi ajo.

Gjatë fundjavës, Cardi B bëri debutimin e saj në shfaqjen e vjeshtës 2024 të Balenciaga në Los Angeles, ku u vu re se partneri i saj mungonte. Çifti kanë pasur disa ulje ngritje në raportin mes tyre pasi në qershorin e kaluar Offset akuzoi Cardi B – me të cilën ai ka një vajzë 5-vjeçare dhe një djalë 2-vjeçar – se e tradhtoi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera