Katër raste të vrasjes së grave dhe mbi 1 mijë e 700 raste të dhunës ndaj tyre gjatë këtij viti
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 06 December 2023
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në dy vitet e fundit në vendin tonë janë regjistruan 8 raste të vrasjeve së grave, katër prej tyre gjatë këtij viti, derisa gjatë periudhës dyvjeçare mbi katërmijë gra ishin viktima të dhunës në familje.
“Gjatë periudhës janar-tetor 2023 janë evidentuar 2186 raste të dhunës në familje. Viktimë të këtyre rasteve kanë qenë 1763 femra. Kanë ndodhur 4 raste “vrasje e rëndë’ (vrasje brenda familjes), në këto katër raste janë evidentuar 5 viktima, tri prej tyre 3 femra”.
Por pse po ndodhin këto raste. A duhet të ketë ndryshim ligji: ashpërsim të dënimeve apo problemi është tek zbatimi jo i duhur i ligjit në fuqi?
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, shtron nevojën për ashpërsim të dënimeve për kryerësit e këtyre veprave të rënda penale.
“Dënimet për bindjen time dënimet janë të ulëta kur kemi të bëjmë me atë fazën e dhunës që shkaktohet në familje jo veç kur përfundon me një fatalitet për vrasje qëndron me vendet e tjera por defektin qëndron tek dhuna në familje kur proceset zvarriten zgjaten stërzgjatën mandej kur kemi dënime me kusht…Së pari punën duhet ta bëjnë vetë institucionet policia prokuroria gjykata të jenë më efikase më të shpejtë me dënime të jenë në përputhje me rrezikshmërinë që prodhojnë veprat e tilla penale por edhe në mirëpo edhe për gjithë mekanizmat e tjerë shoqërinë civile sensibilizimi andej edhe vetëdijësimi i atyre grave dhe burrave që t’i raportojnë me kohë dhe mos t’i mbajnë brenda në familje që me pas kalon në fatalitet”, tha ai për RTV21.
Por ndryshe mendon avokati, Arianit Koci. Sipas tij, institucionet duhet të punojnë në ngritjen e vetëdijes që rastet e problemeve në familje të raportohen dhe mos të vije deri tek vrasjet.
“Shkalla e vrasjes së grave në Kosovë është shumë më e lartë se standardi në Evropë, në botë. Ashpërsimi i ligjit në këtë rast fare nuk ndihmon madje mendoj që ligji është korrekt dhe zbatimi po bëhet në korrek, hjesht janë raste që ndodhin, raste tragjike, ndoshta më shumë duhet me punu në parandalimin dhe ngritjen e vetëdijes që kur bashkëshortët kanë probleme të paraqiten dhe pastaj kjo në një mënyrë tentohet të parandalohet”.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, fajësojnë institucionet për dështim të mbrojtjes së jetës së grave dhe mosshqiptim të dënimeve të merituara.
“Rastet e dhunës në familje e kemi thënë më herë dënimet ndaj kryerësve të dhunës në familje janë të buta dhe në disa raste qesharake…Dënimet ndaj këtyre kryerësve duhet të jenë më ashpra. E drejta për jetë është themelore nga e cila edhe derivojnë të drejtat e tjera , mosarritja e shtetit për ta mbrojtur këtë të drejtë është dështim i parë institucioneve te cilat si kanë marrë masat për ta mbrojtur të drejtën themelore. Ka rasteve te vrasjeve që kanë marrë epilog nëse shohim statistikat prej viti 2019-2023 janë 9 aktgjykime që janë shpallur me dënim me burgim të përjetshëm ku prej 5 tyre janë për vrasjet ndaj grave ku ishin vra gjashtë gra. Megjithatë asnjë prej e këtyre dënimeve nuk kanë marrë formë të prerë sepse disa prej tyre janë shfuqizuar nga gjykata me te karta ndërsa disa prej tyre ka pasur gjykata e Apelit dhe e Supremes kanë dhënë dënime më të ulëta deri sa ka prej atyre qe supremja i ka krijuar nga te gjitha akuzat”.
Vrasja e Liridona Murselit është rasti i më i fundit i vrasjes së një gruaje nga bashkëshort i saj, sipas dyshimeve të deritashme.
Të tjera
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...