Lajme

Elbasan: Gjashtë raste të reja me AIDS

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 01 December 2023

Gjashtë raste të reja janë regjistruar këtë vit më HIV/AIDS në qarkun e Elbasanit, ndërsa të infektuar në total llogariten 132.

Aktivitete sensibilizuese u shënuan në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, aktivitete të cilat kanë qëllim informimin për mbrojtjen nga sëmundja e cila kryesisht transmetohen nga marrëdhëniet seksuale të pambrojtura.

“Kryesisht rrugët e transmetimit janë marrëdhëniet seksuale të pambrojtura. Më shumë të infektuar janë meshkujt. Ne bëjmë apel që personat të cilët dyshojnë, të vijnë të testohen. Testi i HIV është pa pagesë. Çdo person përveç testit merr dhe këshillimet e duhura për sëmundjen, por edhe për sëmundje të tjera infektive. Çdonjëri nga ne është i prekshëm nga HIV/AIDS. Nuk ka njerëz të rrezikshëm, por ka sjellje të rrezikshme që çojnë në prekjen”, tha mjekja Elena Bibaja, raporton Top Channel.

-Advertisement-

Sa i përket statistikave, pjesa më e madhe e të prekurve me HIV/AIDS janë meshkuj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera