Lajme

Kjo është gjendja e policit të plagosur në përballje me grabitësit

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 30 November 2023

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, ka njoftuar se polici i plagosur sot nga operacioni policor për kapjen e grabitësve të Suharekës është jashtë rrezikut për jetë.

Zeqiri në RTV Dukagjini tha se zyrtarët policorë të Kosovës përballen me rreziqe të mëdha në vendin e punës.

“Është jashtë rrezikut për jetë… informacionet i kam nga kolegët e mediat. Të gjithë policët me autorizime policore janë në detyrë 24 orë, kanë obligim të intervenojnë në çdo rast edhe nëse nuk janë në orar. Rrezikshmëria është më e larta krahasuar me institucionet tjera apo me sektorët tjera. Nuk mund ta përjashtojmë asnjë zyrtarë policorë nga rrezikshmëria, sepse ka obligim ligjorë të veproj në çdo rast, pa marrë parasysh rastin”, tha ai.

-Advertisement-

Zeqiri theksoi se që nga formimi i Policisë së Kosovës, 23 zyrtarë policorë e kanë humbur jetën, kurse rreth 4 mijë e 700 të tjerë janë lënduar në vendin e punës.

Disa sipas tij kanë mbetur me invaliditet të përhershëm.

“Në realitet kjo është e njohur në gjithë botën se policia gjatë veprimeve policore rrezikohen, prandaj nëse flasim për shtesat e rrezikshmërisë, o u takon policëve o s’di kush e meriton më shumë. Kemi 23 zyrtarë policorë që e kanë humb jetën, kemi 4700 raste të lëndimeve dhe disa kanë mbet me invaliditet të përhershëm. Policia sfidohet për çdo ditë me rreziqe, mbi 90% janë rreziqe të larta”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera