Musliu ankohet për papastërtinë në Kuvend: Deputetët po sëmuren pas seancave
Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 30 November 2023
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, ka thënë se ky raport nxjerr në pah të meta të mëdha në punën e Kuvendit të Kosovës.
Musliu madje tha se pastërtia në Kuvendin e Kosovës nuk është në nivelin e duhur. Për pasojë ajo tha se shumica e deputetëve kanë probleme shëndetësore pas përfundimit të seancave.
“Fjalën time do ta filloj me Kuvendin sepse mendoj që nuk mund të flasim për të tjerët kur brenda kësaj salle kemi shumë të meta dhe shumë probleme të cilat ceken edhe në Raportin e Progresit. Kuvendi i Kosovës karakterizohet me mungesë kuorumi, ani pse Qeveria mbështet në shumicë parlamentare. Kuvendi shpesh ka dështuar të votojë projektligje dhe të mbajë mbledhjet e Komisioneve për shkak të mungesës së kuorumit dhe bojkotit edhe pse Qeveria vazhdon ta mbajë shumicën. Qytetarët e Republikës së Kosovës nëse nisen për Shqipëri në një udhëtim nuk e kanë të garantuar se mund të kthehen sepse veturat e Kuvendit janë të paservisuara. Mjafton t’ia hedhni një sy këtij tepihi këtu që nuk është ndërru prej që e ka renovu Behgjet Pacolli këtë sallë. Deputetët e Republikës së Kosovës punën e bëjnë në mesin e bakterieve dhe shumica prej tyre pas çdo seance kanë probleme shëndetësore. Nuk mund të kërkojmë ne transparencë nga Qeveria, përderisa nuk jemi transparent ndaj qytetarëve që na e kanë besu mandatin. Nuk ka ndodhur kurrë në histori të këtij Kuvendi të ketë më pak transparencë nga vetë Kuvendi. Për këtë jemi të gjithë përgjegjës, deri sot e kam akuzu vetëm kryetarin e Kuvendit si përgjegjës, por nga sot e them e them me përgjegjësi të plotë se fajin e kemi të gjithë ne sepse jemi shndërruar në deputetë dele që veprojmë në kor, mbrojmë të keqen në kor. Ndalimi i mikrofonit nuk është thjeshtë çështje teknike, është ndalim i fjalës së lirë, ndalim i vullnetit të lirë, ndalim i përfaqësimit të dinjitetshëm të atyre që na e besuan mandatin”, u shpreh Musliu në seancën e Kuvendit.
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...