Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një veture në Klinë, 47-vjeçari kërkon ndihmë nga Policia
Autori: Gazeta inFokus
10:30 | 30 November 2023
Mëngjesin e djeshëm, për motive akoma të panjohura, një person dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të një veture në fshatin Rixhevë të Klinës. Viktima i cili ishte në lëvizje me veturë e ka denoncuar rastin në Polici dhe si rezultat tashmë kanë nisur hetimet.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 47-vjeçar, i cili raportoi se dikush e ka gjuajtur me armë, por fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime nga ky incident.
Sipas dëshmisë së dhënë para hetuesve policorë, viktima ka deklaruar se nuk ka probleme me ndonjë person, prandaj s’ka dyshime se kush mund ta ketë sulmuar dhe cili është motivi.
Si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekzaminimet e nevojshme, ku kanë gjetur e konfiskuar një gëzhojë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti dhe është urdhëruar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme hetimore për identifikimin dhe kapjen e personit apo personave të dyshuar.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Pejë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, ku i janë dëmtuar xhamat e veturës së tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë Me vendim të prokurorit është cilësuar rasti.”

T� tjera
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...





























