Rozë

Drake me flamur të Shqipërisë në këngën e re, përmend edhe Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 29 November 2023

Këngëtari i njohur Drake ka vlerësuar se s’është tepër vonë për t’iu bashkuar festimeve ani pse Shqipëria festoi dje 111 vjetorin e pavarësisë, shkruan “Rolling Stones”.

Të mërkurën reperi i famshëm kanadez publikoi videoklipin për “Polar Opposites”, këngë përmbyllëse e albumit të tij të fundit, “For All the Dogs”.

Në video ai shfaqet me një grup të shqiptarëve që rrinë në një dhomë të lojërave në rezidencën e tij.

-Advertisement-

Në klip, Drake dhe miqtë e tij që luajnë lojëra kanë të veshura xhaketa të kuqe, të gjitha me simbolin kombëtar të Shqipërisë – shqiponjën, që shfaqet në shpinën e tyre.

Në mes të klipave të lojërave të pokerit dhe goditjeve në tavolinën e biliardos, Drake ankohet për një të dashur që e bllokon atë në çdo platformë për të kontaktuar.

Në videon e re Drake përmend edhe Prishtinën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera