Lajme

Frashër Krasniqi: Shihni si po e mbron Kurti Gjykatën Speciale me dhunë e arrestime

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 29 Nëntor 2023

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar pas arrestimit të kryetarit dhe pesë aktivistëve të tjerë të kësaj partie pas përplasjeve me policinë në zhvillimin e një aksioni kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Krasniqi shkroi në Facebook se kryeministri Albin Kurti po e mbron “me dhunë” Gjykatën Speciale.

“Krejt ju që thuani se Kurti nuk e bëri Gjykatën Speciale, shiheni si po e mbron sot atë gjykatë: me dhunë e arrestime!”, shkroi ai.

-Advertisement-

Përveç Molliqajt, Policia i arrestoi edhe Nol Nushin, Zgjim Hysenin, Korab Korqën, Agron Kabashin dhe Gent Brahimin.

Disa gazetarë dërgohen në emergjencë pasi eskaloi situata në protestën e PSD-së (PAMJE)

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy