A mund ta shohë të shkuarën teleskopi më i madh hapësinor i NASA-s?
Autori: Gazeta inFokus
09:50 | 29 November 2023
Më 12 korrik, teleskopi hapësinor James Webb (JWST) bëri historinë duke sjellë në tokë shkrepjen debutuese: një foto e mbushur me xhevahire, e cila është shpallur edhe si fotografia me e thellë e universit e bërë ndonjëherë.
Përveç shikimit më larg nëpër hapësirë se çdo observator para tij, teleskopi hapësinor James Webb ka një aset, pasqyrat e tij: JWST mund të shohë mbrapa në kohë më shumë se çdo teleskop tjetër, duke vëzhguar yje dhe galaktika të largëta siç shfaqeshin 13.5 miliardë vjet më parë, jo shumë kohë. pas fillimit të universit siç e njohim ne.
Por si është e mundur kjo? Si mundet një makineri të shohë pas në kohë? Në fakt nuk kemi të bëjmë me “magji” apo fantashkencë: është thjesht natyra e dritës.
“Teleskopët mund të jenë makineri kohe. Të shikosh në hapësirë është si të shikosh prapa në kohë,” shpjegojnë shkencëtarët e NASA-s.
“Tingëllon magjike, por në fakt është shumë e thjeshtë: Dritës i duhet kohë për të udhëtuar nëpër distanca të mëdha të hapësirës për të arritur tek ne.”
E gjithë drita që shihni, nga vezullimi i yjeve të largët deri te shkëlqimi i abazhurit në tavolinë, disa metra larg, kërkon kohë për të arritur sytë tuaj.
Për fat të mirë, drita lëviz jashtëzakonisht shpejt – afërsisht 1 miliard km/h, kështu që nuk do ta vëreni kurrë teksa udhëton nga abazhuri te qelizat e syve tuaj. Megjithatë, kur jeni duke parë objekte që janë miliona ose miliarda milje larg – siç janë shumica e objekteve në qiellin e natës, po shihni dritë që ka udhëtuar një rrugë shumë të gjatë për t’ju arritur.
Merrni si shembull diellin. Ylli jonë ndodhet mesatarisht 93 milionë milje (150 milionë kilometra) larg. Kjo do të thotë se dritës i duhen rreth 8 minuta e 20 sekonda për të udhëtuar nga dielli në Tokë.
Pra, kur shikoni diellin, ju po e shihni atë siç shfaqej më shumë se 8 minuta më parë, jo siç duket tani, me fjalë të tjera, ju po shikoni 8 minuta në të kaluarën.
Shpejtësia e dritës është aq e rëndësishme për astronominë, saqë shkencëtarët preferojnë të përdorin vite dritë, në vend të miljeve ose kilometrave, për të matur distanca të mëdha në hapësirë.
Një vit dritë është distanca që drita mund të përshkojë në një vit: afërsisht 5.88 trilion milje, ose 9.46 trilion km. Për shembull, Ylli i Veriut, Polaris, ndodhet rreth 323 vite dritë nga Toka . Sa herë që shihni këtë yll, po shihni dritë që është më shumë se 300 vjet e vjetër.
Pra, për të parë në të shkuarën nuk ju duhet ndonjë teleskop aq i avancuar sa James Webb, mjafton të ngrini sytë në qiellin e natës për të parë yjet.
Por për të parë vërtet larg në të kaluarën (të themi, në fillimin e universit), astronomëve u duhen teleskopë si JWST, i cili mund të shkrepë foto edhe të yjeve që mund të kenë “vdekur”, teksa drita e emetuar prej tyre udhëton nëpër univers.

T� tjera
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...































