Lajme

Memli Krasniqi feston me djalin e tij 28 Nëntorin duke bërë vizita të veçanta

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 28 November 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zgjedhur që festën e flamurit kombëtar ta festoj këtë vit ndryshe.

Krasniqi bashkë me djalin e tij, Malin po vizitojnë monumente të veçanta të historisë kombëtare.

“Me Malin, rrugës për Tiranë, për të shënuar 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ndalesën e parë e bëmë te Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, për të nderuar patriotët shqiptarë, të cilët frymëzuan luftën për liri e shtet të pavarur shqiptar. E sotmja merr kuptim vetëm duke e njohur dhe vlerësuar të djeshmen e lavdishme të brezave që trasuan rrugën e kombit tonë” ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera