Lajme

Qalaj publikon foto të stacionit policor në Viti: Kjo është fytyra e vërtet e Qeverisë Kurti ndaj Policisë

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 27 November 2023

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka publikuar fotografi të dhomës së intervistave në stacionin policor në viti, e cila duket se është në gjendje shumë të keqe.

Ish-drejtori i Policisë shkroi në Facebook se kjo është “fytyra e vërtet e qasjes së Qeverisë Kurti ndaj Policisë së Kosoves”.

“Dhoma e intervistave në Stacionin Policor në Viti – Fytyra e vërtet e qasjes së Qeveris Kurti ndaj Policisë së Kosoves! “Ajo mbi tavolinë është e tavanit që ka ra, kurse shporten e mbeturinave e kemi vendos se sa her që bie shi përherë rrjedh ujë nga kulmi” citim i fjalëve të zyrtarëve Policor të këtij Stacioni”, shkroi Qalaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera