Lajme

Atleti Zyberaj nis vrapimin nga Prishtina në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 27 November 2023

Atleti kosovar Erzen Zyberaj do të vrapojë nga Prishtina deri në Tiranë në nder të 28 nëntorit, Festës së Flamurit.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me anë të një postimi në ‘Facebook’.

Sipas Ramës, Zyberaj pritet të vrapojë në një distancë prej 260 kilometrave, aq sa është gjatësia e rrugës Prishtinë-Tiranë.

-Advertisement-

“I urova rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar. Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar Rama.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy