Lajme

Durmishi: Kompanitë e pastrimit janë në terren, në përgjithësi të gjitha rrugët janë të kalueshme

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 25 November 2023

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se në përgjithësi të gjitha rrugët janë të kalueshme.Ai shtoi se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë duke punuar vazhdimisht në të gjithë territorin e Kosovës.

Megjithatë, Durmishi ka kërkuar që të ketë kujdes të shtuar në rrugë.

“Me gjithë punën e pandërprerë, reshjet e borës janë të vazhdueshme, prandaj kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar dhe përshtatje me kushtet në rrugë” – ka shkruar Durmishi në profilin e tij në Facebook.

-Advertisement-

Zëvendësministri Durmishi në mëngjes kishte bërë të ditur se kompanitë nga 19 kontrata aktive të mirëmbajtjes janë në terren.Sipas Ligjit për Rrugët, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është përgjegjëse për menaxhim, mirëmbajtje dhe ndërtim të rrugëve magjistrale dhe regjionale, ndërsa Komuna është përgjegjëse për rrugët lokale dhe ato në vendbanime.

Për shkak të reshjeve të dendura të borës, të cilat kanë filluar nga nata e kaluar, edhe Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera