Lajme

Në ditën globale kundër dhunës në bazë gjinore, Mandl kujton 20 mijë gratë e dhunuara në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 25 November 2023

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës në bazë gjinore, ka kujtuar 20 mijë gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

“Bashkë me përfaqësueset gra të Partisë Popullore Evropiane dhe në linjë me organizatën #HeForShe, dua ta #OrangeTheWorld. Dhunimet masive të grave izraelite duhet të kenë vëmendje. Kurrë mos i harroni 20 mijë gratë e dhunuara të Kosovës. Të gjithë ne kemi përgjegjësi”, shkroi Mandl.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare kundër dhunës në bazë gjinore, që avokon kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera