Sport

Mbylli sezonin dhe humbi Euro 2024, FIFA dëmshpërblen Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 20 November 2023

Gavi mbylli sezonin pas dëmtimit të pësuar në gju gjatë ndeshjes Spanjë-Gjeorgji. Një takim pa rëndësi të madhe, sepse iberikët kishin siguruar kualifikimin në Euro 2024 dhe vendin e parë në grup.

19-vjeçari i Barcelonës u largua nga fusha duke lotuar, ndërkohë që testet mjekësore konfirmuan këputjen e ligamentit të kryqëzuar të gjurit të djathtë. Që do të thotë se Gavi ka mbyllur sezonin dhe ka humbur pjesëmarrjen në Gjermani 2024.

Dëmtimi i mesfushorit ka zemëruar kampionët e Spanjës. Shtypi vëendas shkruan se drejtuesit e Barcelonës janë të tërbuar me drejtuesit e Federatës dhe stafin teknik të kombëtares spanjolle.

-Advertisement-

Pasi, sipas tyre, mund të evitohej aktivizimi i Gavit në këtë ndeshje të parëndësishme. FIFA do t’u japë katalanasve si kompension rreth 5 mln euro, por asgjë nuk ngushëllon trajnerin Xavi.

I cili duhet të bëjë pa shërbimet e Gavit deri në fundin e sezonit. Ndërkohë, përpara ndeshjes me Gjeorgjinë, Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, kishte deklaruar:

”Gavi është hiperaktiv, ai dëshiron të luajë gjithmonë. Lojtarët e mirë nuk pushojnë kurrë, prandaj janë kaq të veçantë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera