Federica Woelk: Ndërhyrja ruse në Ballkan është shtuar
Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 20 November 2023
“Në Ballkan është shtuar ndërhyrja ruse dhe ne mund ta shohim shumë mirë se si po e trajton Serbia këtë”, thekson Federica Woelk, eksperte për Ballkanin në Parlamentin Evropian në një intervistë të shkurtër për The Geopost.
Ajo shton se Parlamenti Evropian është i angazhuar në luftimin e dezinformimit dhe propagandës ruse në Ballkan, por, sipas saj, mund të bëjë më shumë në këtë drejtim.Ndër të tjera Woelk flet edhe për trajtimin që BE-ja i bën Serbisë dhe Kosovës dhe për hapat që duhet t’i derrmarë në vazhdim.
Intervista e plotë:
Dy vjet pas agresionit rus në Ukrainë, si i shihni ndërhyrjet ruse në Evropë dhe veçanërisht në Ballkan?
Fatkeqësisht, mendoj se ndërhyrja është shtuar muajt e fundit, veçanërisht në Ballkan dhe ne mund ta shohim shumë mirë se si po e trajton Serbia këtë. Por edhe brenda BE-së kemi një shembull të kohëve të fundit me Italinë, ku kryeministrja e Italisë ka pasur një telefonatë disa muaj më parë, por që është publikuar tani kohëve të fundit me dy ekspertë rusë të ndërhyrjes dhe ajo po fliste shumë hapur edhe për Ukrainën, duke thënë se ka një lodhje të Ukrainës, e cila padyshim nuk duhej të dilte në publik dhe ky është një shembull shumë i mirë se sa e lehtë është edhe për akterët e huaj të ndërhyjnë dhe të vijnë edhe në nivele kaq të larta si qeveritë.
Kemi shumë sulme dezinformimesh dhe propagandë ruse brenda Serbisë. Çfarë mund të bëjë Parlamenti Evropian për ta ndaluar propagandën ruse?
Parlamenti Evropian është i angazhuar në mënyrë aktive në luftimin e dezinformimit, veçanërisht në Ballkan. Por për mendimin tim, mund të bëjë edhe më shumë, si për shembull të futet më shumë në temën e Kosovës dhe Serbisë dhe të përpiqet të kuptojë realisht faktet e të luftojë për to dhe për mendimin tim kjo ende mungon. Ndërsa është e vërtetë që është e rëndësishme të luftosh drejtpërdrejt me akterin që ndërhyn, për mendimin tim është gjithashtu e rëndësishme të luftohet për të vërtetën në të njëjtën kohë dhe nuk po e shoh këtë duke ndodhur aq shumë.
A beson Parlamenti i BE-së se Vuçiç mund ta zhvendosë Serbinë vërtet majtas? Sepse ne nuk besojmë.
Unë nuk mendoj se dikush në fakt beson se Vuçiq mund të anojë nga Perëndimi. Por unë mendoj se ky është besimi mbi të cilin ata janë të mbështetur sepse nuk ka alternativë për këtë për momentin. Unë mendoj se frika kryesore është se nëse BE-ja vendos sanksione ndaj Serbisë, atëherë do të përfundojë plotësisht, edhe pse tashmë është, por mendoj se ata vërtet kanë shpresë se duke mos vendosur sanksione do të mund të kenë një përgjigje pozitive nga Serbia. Por siç e thatë edhe ju, Vuçiq tashmë po e bën këtë zhvendosje në anën tjetër.
Kur shohim të gjitha këto fakte për Serbinë dhe Vuçiqin, pse ende Brukseli vendos sanksione për Kosovën dhe jo për Serbinë?
Kjo është një pyetje shumë e mirë. Unë nuk e di për këtë dhe gjithashtu jam shumë e mërzitur për këtë. Pothuajse çdo ditë i bëj thirrje BE-së që të heqë sanksionet ndaj Kosovës, veçanërisht në muajt e fundit me dialogun, pjesa konstruktive ka qenë qartë Kosova dhe jo Serbia. Edhe Serbia ka thënë drejtpërdrejt përballë Von Der Leyen se nuk ka ndërmend ta njohë de fakto Kosovën. Pra, për mendimin tim, është më tepër një monolog sesa një dialog. Kështu që unë me të vërtetë mendoj se është koha që BE-ja të heqë sanksionet. Por unë gjithashtu e di dhe jam gjithashtu shumë e lumtur që Parlamenti Evropian arriti të votojë një rezolutë e cila është qartësisht pro-Kosovës në një farë kuptimi dhe që tregon shumë fakte edhe për sulmin terrorist në Banjska dhe vërtet mendoj se kjo është pika ku edhe Komisioni Evropian duhet të fillojë të punojë.
Të tjera
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...
-
Fahrije Hoti e demanton Faton Pecin që tha se ajo ishte paditur nga Memli Krasniqi sa ishte ministër i Bujqësisë
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, ka demantuar ministrin e Bujq...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në ras...
-
Homologët parlamentarë mbajnë takim bilateral
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zy...
-
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Halil Qadraku është dëshmitari i ri i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dë...
-
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes n...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari
Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e...
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet presidenciale të Ruma...
-
Vdekja e 25-vjeçarit në punë, arrestohen tre menaxherë të një kompanie
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka vdekur dje në Prizren pa...