Sport

“Tre Luanët” e rinj mposhtin Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 18 November 2023

Ka përfunduar ndeshja mes Serbisë dhe Kombëtares së Anglisë, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2025 për grupmoshat U21.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “TSC Arena”, Anglia e ka mposhtur Serbinë si mysafire me rezultat bindës 3:0, raporton KosovaPress.

Dy gola nga James McAtee (minuta e 5’ dhe 19’) dhe një gol nga Harvey Elliott i siguruan fitoren sot “Tre Luanëve” të rinj.

-Advertisement-

Me pikët e reja, Anglia ngjitet në kuotën e nëntë pikëve në vendin e dytë në Grupin F, krahas Serbisë që renditet e treta me gjashtë pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Anglisë U21.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy