Sport

Shqipëria luan si në shtëpi, stadiumi në Kishiniev merr ngjyrat kuqezi

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 17 November 2023

Gjithçka gati nga Kishinievi, aty ku Shqipëria luan me vendasit e Moldavisë. Një ndeshje e rëndësisë së veçantë për kuqezinjtë duke qenë se një pikë iu mjafton të besuarve të trajnerit Sylvinho për t’u kualifikuar në Evropianin e vitit 2024, që zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.

Siç raporton “SuperSport”, atmosfera në stadium ndjehet sikur Shqipëria luan në shtëpi me tifozët që janë tejet entuziastë teksa në momentin që kuqezinjtë zbritën në fushë për nxehjen e zakonshme u pritën me ovacione.

Një bonus i madh ky me tifozët shqiptarë që nuk mungojnë asnjëherë kur thërriten në apel për kombëtaren me shpresën që kuqezinjtë ta mbyllin që sot çështjen e kualifikimit.

-Advertisement-

Video: Supersport.al

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy