Lajme

Kurti për anëtarësimin në KiE: Jam optimist, duhet të ndodh para zgjedhjeve në ShBA dhe BE

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 16 November 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se është optimist për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ai në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” tha se kjo duhet të ndodh para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian.

Kurti tha se “disa shenja nuk janë të mira”, duke shtuar se “nuk dihet si do të duket bota pas dy viteve”.

-Advertisement-

“Jam optimist. Por është shumë e rëndësishme që kjo të ndodhë përpara zgjedhjeve të BE-së dhe SHBA-së, sepse disa shenja nuk janë të mira. Nuk e dimë se si do të duket bota pas dy vitesh. Në vend të çlirimit të plotë të Ukrainës dhe përfundimit të luftës atje, ne kemi një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme. Si rezultat, ka më pak vëmendje për Ballkanin”, tha Kurti.

Ndër të tjera, shefi i qeverisë foli edhe rreth temave të tjera si: dialogu me Serbinë, zgjedhjet në veri, agresioni i Serbisë të 24 shtatorit në Banjskë e shumë tema tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera