Mjekët konfirmojnë ndikimin e motit të lagësht tek dhimbjet e artritit
Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 15 November 2023
Një studim i Universitetit të Manchesterit ka konfirmuar se njerëzit që vuajnë nga probleme shëndetësore afatgjatë, siç është artriti, ndiejnë më shumë dhimbje gjatë ditëve me shi dhe lagështi.
Një gjë e tillë është pretenduar prej shumë kohësh nga njerëzit që vuajnë nga këto sëmundje.
Në Shqipëri, rëndom gjen njerëz të prekur nga reumatizma apo artriti që kur i kaplon dhimbja, e dinë shumë mirë kur do të ndryshojë moti.
Dhimbja për ta, është një sinjal paralajmërues dhe kur temperaturat ndryshojnë ajo bëhet më e madhe.
Çfarë është artriti?
Artriti është një term që grupon më shumë se 100 sëmundje dhe çrregullime të ndryshme autoimunitare që shkaktojnë dhimbje, ngurtësim dhe enjtje të kyçeve dhe nyjeve. Sëmundjet autoimunitare zakonisht kanë të bëjnë me një sistem imunitar që sulmon organizmin.
Një sulm i tillë kryhet nga rruazat e bardha të gjakut që në vend se të sulmojnë bakteret dhe infeksionet, godasin indet e shëndetshme rreth kyçeve. Format më të përhapura të artriti janë: osteoartriti, reumatizma dhe fibromialgjia.
Secila prej sëmundjeve në fjalë ka shenja dhe simptoma karakteristike por që në disa raste ndërthuren me njëra tjetrën. Përveç simptomave të dukshme që prekin kyçet, këto sëmundje si artriti apo reumatizma manifestohen edhe me simptoma të tjera.
Dhimbjet dhe moti
Studiuesit në Universitetin e Manchesterit analizuan të dhënat e plot 2,500 personave të sëmurë nga artriti, fibromialgjia, migrena etj. Ata pretendonin se dhimbjet ishin më të këqija në ditë me lagështi.
Shumica ishin të bindur se falë dhimbjes ata mund të parashikonin edhe motin. Studimet mbi këto pretendime dhe ndikimin e motit tek dhimbja kanë qenë të kufizuara. Ekspertët regjistruan nivelin ditor të dhimbjes për secilin pjesëmarrës për deri në 15 muaj. Kur moti ishte i lagësht dhe me erë, shanset e përkeqësimit të dhimbjes ishin 20 % më të larta. Kur moti ishte i ftohtë dhe me lagështi, dhimbjet përkeqësoheshin më tej.
Ekspertët thanë se nëse shkencëtarët zbulojnë lidhjen e lagështisë me dhimbjen, ata do t’i hapin rrugën trajtimeve të reja më efikase kundër sëmundjeve.
Të tjera
-
“Klubi i stërvjetruar politik”, VV sulmon opozitën për premtimet për rritje pagash
Lëvizjes Vetëvendosje po i pengojnë premtimet për rritje të pagave nga partit...
-
AAK vazhdon mobilizimin në Austri, Kadrijaj: Diaspora në mbështetje të Aleancës
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ti...
-
Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft ak...
-
Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërm...
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...
-
Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë BE-së përfshirjen e Kosovës në iniciativën ECMI
Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së c...
-
Gerxhaliu: Me investimet direkte nga BE, SHBA dhe Kina “Serbia e madhe ekonomike” po bëhet realitet!
Se nuk ka aleanca strategjike por vetëm alenca ...