Ekonomi

Hoti: Menaxhimi i buxheteve nga Qeveria Kurti nuk po lë asnjë shenjë në ekonomi

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 14 November 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës do të organizojë nesër një tryezë diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2024.

Të ftuar në tryezë janë odat ekonomike, sindikatat, shoqëria civile dhe ekspertë të ekonomisë kurse ngjarja nisë prej 14:00.

Deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria Kurti nuk po di si t’i menaxhojë buxhetet.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Grupi Parlamentar i LDK-së, nesër në orën 14:00, në Kuvendin e Kosovës, organizon tryezë diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2024.

Të ftuar në tryezë janë odat ekonomike, sindikatat, shoqëria civile dhe ekspertë të ekonomisë.

Me buxhetin e vitit 2024, kjo qeveri ka menaxhuar katër buxhete vjetore, në vlerë prej mbi 11 miliardë euro dhe nuk lanë asnjë shenjë në ekonomi.

Tryeza është e hapur për të gjitha mediat dhe qytetarët që kanë interes të përcjellin këtë diskutim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera