Lajme

Policia për ndeshjen Kosovë-Izrael: E qetë dhe pa incidente

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 13 November 2023

Kosova e ka mposhtur mbrëmë në “Fadil Vokrri” Izraelin me rezultat minimal 1:0.

Tri pikët “Dardanëve” ia siguroi Milot Rashica, i cili tundi rrjetën e portës izraelite në minutin e 41-të.

Lidhur me situatën e sigurisë është deklaruar policia.

-Advertisement-

Organet e rendit përmes një njoftimi bëjnë të ditur se ndeshja ka kaluar pa ndonjë incident, që ka cënuar sigurinë publike.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me FFK-në dhe akterët relevantë, ashtu siç e ka bërë të ditur me kohë, ka bërë planifikimet e saja operacionale për menaxhimin dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë që nga ardhja e kombëtares së Izraelit në Republikën e Kosovës e deri në kthimin e saj për në Izrael”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët, mediat dhe të gjitha institucionet për bashkëpunimin korrekt me Policinë e Kosovës, të cilët janë pjesë e meritës që ky event sportiv të kalojë i qetë dhe pa incidente”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Ndërkaq, mbrëmë para nisjes së lojës, policia i ka ndaluar dy persona.

Ata dyshohet se nuk i kishinrespektuar rregullat e hyrjes në stadium.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera