Dëshmitari i 36-të ndaj ish krerëve të UÇK-së, dëshmon në seancë të mbyllur
Autori: Gazeta inFokus
10:07 | 13 November 2023
Në Gjykatën Speciale, ka nisur dëshminë dëshmitari i 36-të ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dëshmia e këtij dëshmitari ka nisur në seancë private, pas kërkesës së trupit gjykues.
Prej mbi 300 dëshmitarëve, deri më tash janë dëgjuar 35 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë të UÇK-së e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun, ndërsa këtë të hënë pritet të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarit të 36-të.
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka dëshmuar kundër ish-komandantëve të UÇK-së, përkundër, siç ka thënë, vullnetit të tij. Ai është përgjigjur në pyetjet për ndalimin e mbi 10 deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) gjatë një vizite në fshatin Qirez të Skënderajt dhe është përballur me disa deklarata nga e kaluara.
Ndërkaq, dëshmitari i 34-të në rastin e krerëve të UÇK-së, Dragan Ivaneseviç, ish-pjesëtar i Ushtrisë së Serbisë gjatë luftës në Kosovë, ka pretenduar para trupit gjykues se është “rrëmbyer” së bashku me një tjetër serb në shkurt të vitit 1999, Velko Markoviç, i cili edhe sot pandehet sikur person i zhdukur.
Dëshminë e tij e ka dhënë edhe dëshmitari 35-të, shqiptar etnik. Ai ka pretenduar të jetë arrestuar e rrahur nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë luftës. Megjithatë, ekipi mbrojtës i ish-eprorëve të UÇK-së ka gjetur shumë kontradikta nga dëshmitë e dhëna në të kaluarën. Një herë kishte thënë se është “rrahur 20 minuta”, ndërsa më pas “1 orë”.
Ditët e fundit janë karakterizuar me disa aksione të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Kosovë. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) nën asistencën e Policisë së Kosovës, ka bastisur shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar politik i ish-presidentit Thaçi.
Një bastisje nga ZPS-ja ka ndodhur edhe në banesën e Artan Behramit, ish-këshilltar politik i ish-kreut të shtetit, ndërsa EULEX-i me urdhër të ZPS-së ka kryer bastisje edhe në banesën e Blerim Shalës, i cili për një kohë ka shërbyer gjithashtu në ekipin këshilldhënës të ish-presidentit Thaçi.
EULEX-i ka kryer aksionin e njëjtë edhe në shtëpinë e ish-drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bashkim Smaka, i cili përveç pozitës së kryespiunit, ka shërbyer edhe në ekipin e ish-shefit të shtetit. Edhe në shkurt të këtij viti ishin kryer bastisje të ngjashme.
E gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill të këtij viti, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës. ZPS-ja ka shpalosur aktakuzën kundër katër ish-drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së e që është barazvlerësuar me një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” pa asnjë dëshmi

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























