Familjet e prekura nga vërshimet në Pejë ankohen për vonesë të dëmshpërblimeve
Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 12 November 2023
Familjet e prekura nga vërshimet e qershorit të këtij viti në Komunën e Pejës, tash e pesë muaj nuk i kanë marrë dëmshpërblimet e premtuara nga komuna e tyre, e cila ka vlerësuar se dëmet janë me miliona euro.
Edhe pse komuna i kishte premtuar familjeve se do t’i kompenzohet e gjitha, qytetarët ankohen se jo vetëm që nuk i kanë marrë ende asgjë, por se edhe vlerësimi i dëmeve ka qenë jo real.
Komuna ka konfirmuar për KosovaPress, se janë 521 raste me dëme familjare, biznese dhe automjete, shumë e cila ka arritur mbi 2 milionë euro.
Qytetari nga Peja, të cilit i është dëmtuar e gjithë shtëpia, ka thënë, se pas vërshimeve, e ka rregulluar shtëpinë që nga fillimi me të gjitha shpenzimet e veta, dhe se po pret kompensimin e tij nga komuna.
Ai tha se ka shpenzuar mbi 20,000 mijë euro, por se kompensimi nga komuna i takon vetëm shtatë mijë euro, gjë të cilën e konsideron të padrejtë.
“Shtëpia ka qenë e pa banueshme komplet, unë vitin e kaluar kam hyrë në shtëpi e kam rinovuar. Mbas dy muajve kemi qëndruar te vëllai, diku ku kemi mundur. Tash e kem rregulluar, në rregull jemi, me ndihma vetanake d.m.th me paret e tona. Jo ende asnjë gjë, kanë qenë e kanë bërë vlerësimin, vlerësimi nuk ka qenë në bazë të listës së parë, nuk na kanë jap ende. Tash mbi 20 mijë euro, ndërsa komuna 7900 euro, llogarite vetëm oborrin sa ka bërë dëm aq me ka kompensuar komuna. 14.33 E vonshme, stërzgjatur deri tash, llogarite dikush që nuk ka mundësi me rregulluar shtëpinë ku kishte qëndruar deri tash. Kjo është qesharake sepse nuk janë pagesat e komunës, por janë paret e tona që kontribojmë për ato, më u nda për rast të tilla”, tha ai.
Po ashtu, edhe qytetari tjetër të cilit i është dëmtuar biznesi nga vërshimet natyrore, tha se pas vërshimeve komuna nuk është interesuar për t’i shpërndarë dëmshpërblimet. Ai tha se edhe sot ka ende makina të punës, të cilat ende nuk i ka funksionale.
“Vlerat e dëmeve, makinave që i kam, flitet që janë mbi 100 mijë euro të mijat. Dëmi më kanë vlerësuar 50 mijë euro, disa ditë pas vërshimeve më vonë kanë ardhur prej komunës inspektorat e kanë bërë vlerësimin e tyre. E kam parë emrin tim me 50 mijë euro. Edhe askush nuk është marrë me neve, kam qenë në komunë po presim më i jap fondet nga qeveria. Me mjete vetanake të mijat, me mundime të mijat, edhe vetëm 30% të makinave, siç i keni parë me mundësit tona, me pas mundësi i rregulloj të gjitha. Ka edhe pesë makina të cilat nuk janë funksionale, janë djeg në elektronikë. Nuk na ka mbet gjë tjetër me prit ndihmën, nëse na ndihmojnë mirë, nëse jo vazhdojmë siç kemi qenë”, u shpreh qytetari.
Ndërsa, Naser Kollçaku të cilit i është dëmtuar biznesi i tij familjar, kërkoi nga komuna që t’i paguhen dëmshpërblimet sa më shpejt.
“Deri 2000 euro dëmtime, deri tash nuk kemi pas asnjë ndihmë. Na kanë shkruajtur emrin por ende nuk ka asgjë. Vet i kemi rregulluar, na ka dëmtuar, është dashur me pastruar, uji ka hyrë brenda dhe me i hedh të gjitha çka ka pas të dëmtuara. Komunës, dëmshpërblimi sa më shpejt me na paguar, asnjë gjë tjetër”, tha Kollçaku.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi ka deklaruar se si komunë kanë përmbushur detyrat për t’i dalë në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet.
Gashi tha se ka pasur shumë kërkesa për ndihmë dhe për këtë arsyeje është vonuar vlerësimi i dëmeve. Sipas tij, në një kohë sa më të shpejtë do të shpërndahen edhe dëmshpërblimet.
“Tash jemi në muajin e pestë që kanë ndodhur vërshimet. Ne si komunë jemi angazhuar me të gjitha mundësit tona që kemi pasur që t’i dalim në ndihmë nga pak qytetarëve. Sa i përket vlerësimit të dëmeve, Komuna e Pejës ka formuar komisionin prej gjashtë anëtarëve dhe një nën komision tjetër, i cili është i përbërë nga pesë anëtarë. Anëtarët e komisionin kanë pasur 521 kërkesa total, të cilat ndahen në tre kategori. Kategoritë familjare, biznese dhe automjete, ku vlera e dëmit mbi të gjitha këto është mbi 2 milionë euro. 05.57 Për momentin ende asgjë. Për dëmet që kanë ndodhur vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës ka ndarë një buxhet prej 9 milionë euro, në seancat e mëhershme dhe po besoj që edhe për këto dëme do të ndajë ndonjë shumë, në kohë sa më të shpejt. Që i del në ndihmë edhe qytetarëve, të kanë edhe qytetarët një bazë ku munden pak me marrë veten nga këto vërshime. Është pak e vonshme por ka qenë një punë e madhe, ka pas vërshime, dëme të mëdha, punë e madhe, gjë e cila është dashur me i vlerësuar të gjitha 521 shtëpi, një shtëpi me vlerësuar ka marrë kohë një orë ose dy, sado vonë, nuk është vonë, kryesorja me dal diçka”, tha Gashi.
Vërshimet në Pejë përpos dëmtimeve materiale, përfundoi edhe me persona të vdekur.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...