Lajme

Daka: Zgjedhjet në veri mund të mbahen vetëm nëse kryetarët japin dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 10 November 2023

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka deklaron se zgjedhjet në veri të vendit mund të mbahen vetëm pas dorëheqjeve të kryetarëve aktual.

Kjo çështje, sipas saj, mund të zgjidhet vetëm me një marrëveshje politike, por jo edhe me udhëzimin administrativ për largimin e kryetarëve nga funksioni i tyre.

Për këtë dokument, Daka shprehet se nuk është kushtetues dhe që KQZ, nuk mund të organizojë diçka që nuk ka mandat.

-Advertisement-

Udhëzimi administrativ që iu mundëson qytetarëve të veriut shkarkimin e kryetarëve përmes një peticioni, u hartua nga qeveria për shtensionimin e plot të situatës në veri të Kosovës.

Ish-kryetarja e KQZ-së, konsideron se ky dokument nuk do të ofrojë zgjidhje. Daka konsideron se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të organizojë referendum, meqë nuk është në mandatin e saj.

Megjithatë, ajo konsideron se duhet të ekzistojë një marrëveshje politike, meqë më shumë është çështje e tillë.

Serbët e veriut kishin bojkotuar zgjedhjet e 23 prillit dhe më pas kanë kundërshtuar edhe kryetarët e zgjedhur në katër komuna.

Më pas, Kosova kishte arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian për ulje të tensioneve dhe në është ishte përfshirë edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera