Lajme

Kuvendi zgjedh Fitim Veliun anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 09 November 2023

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot Fitim Veliun anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Veliu mori 58 vota nga deputetët, të cilët votuan në mënyrë të fshehtë, ndërkaq kundër kandidati i tij Granit Musliu nuk mori asnjë votë, ndërsa pesë vota ishin të pavlefshme.

Në anën tjetër, legjislativi dështoi të zgjedhë një anëtare të KPM-së nga radhët e gjinisë femërore, pasi dy kandidatet Diana Vranoci dhe Arbentina Ahmeti nuk morën votat e nevojshme, dhe rrjedhimisht i tërë procesi u kthye në pikën zero.

-Advertisement-

Në pikën zero u kthye edhe procesi i zgjedhjes së një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb, pasi asnjëri kandidat nuk mori votat e nevojshme.

Në këto votime morën pjesë vetëm deputetët nga mazhoranca, pasi deputetët opozitarë munguan.

Pas kësaj, kryesuesja e seancës mbylli punimet e seancës së sotme plenare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera