Fenomeni “Kim”, si fama dhe bukuria përdoren për t’u bërë një sipërmarrëse e suksesshme
Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 09 November 2023
Në vitin 2019 ylli televiziv, Kim Kardashian e ka prezantuar linjën e saj të të brendshmeve ‘Kimono’. Brendi i saj quhet SKIM dhe po korr mjaft sukses.
Ajo gjithmonë ka qenë e komentuar në botën e show-bizit për linjat e saj trupore, komente të cilat sot po i kthen në influencë për biznesin e saj.
“Më në fund mund të ndaj me juve këtë projekt që e kam nisur vitin e kaluar. Kam qenë e pasionuar pas kësaj qe 15 vite. Unë e kam prezantuar këtë stil për gjithë këtë kohë. E kam krijuar këtë stil për të gjitha ato kohë që kam kërkuar të vishja një fustan apo fund me një çarje dhe ende kishte nevojë për mbështetjen”, ka shkruar Kim në 2019 kur prezantoi biznesin e saj, duke treguar që këto veshje janë kryesisht për vajza dhe gra që kanë trup “bombastik” ashtu si vetë Kim, ashtu sikur çdo vajzë do ëndërronte.
Kështu famën dhe fansat që ajo kishte krijuar në tërë këto vite në botën e medias dhe show-bizit, Kim po e përdor për të bërë reklamë “SKIM”. Veshjet ajo i reklamon vetë, sigurisht me linjat trupore që ka ajo, do të binte çdo vajzë t’i blinte, madje edhe çdo djalë që të shihte partneren të dukej si KIM.
Por, a po përdor Kim “fiksimin” që kanë fansat për linjat e saj, për të tërhequr sa më shumë klientë? Sepse SKIM është një nga bizneset e saj më të rinj, por që po ecën më shumë. A po luan ylli televiziv me anën “erotike”, për të rritur biznesin e saj?
Eh janë pyetje që po qarkullojnë shumë. Sigurisht ka edhe nga ata që mendojnë se po, Kim po bëhet sipërmarrëse e njohur, për shkak të bukurisë së saj. Madje, në vitin 2021 Kim Kardashian u rendit në listën e një prej 2755 njerëzve më të pasur në botë sipas prestigjiozes “Forbes”. Ajo qëndronte në të njëjtën listë me Musk apo Bill Gates.
Pikërisht këtu lindën edhe më shumë zërat se Kim po bëhet sipërmarrëse duke marketuar pamjen e saj. Këtë gjë madje e ka thënë edhe sipërmarrësi i njohur shqiptar Dritan Gremi.
“Nuk krahasohet Bill Gates apo themeluesi i facebook me Kim Kardashian. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. T’i themi troç gjërat, ashtu siç janë. Çfarë talenti ka Kim Kardashian që e ka bërë të suksesshme? Kim Kardashian ka një fundshpinë të bukur që dikush u ngrit një ditë dhe tha është fundshpina më e bukur në botë”, u shpreh Gremi.
Ai insistoi se modele të tilla që pasurohen pa bërë asgjë nuk janë shembujt më të mirë të arritjes së suksesit
Në fakt deri diku edhe mund të qëndrojë ky opinion, sepse vetëm 4 vjet pasi prezantoi brendin e saj, Kim e ka zgjeruar biznesin. Tashmë ajo do të shesë edhe të brendshme për meshkuj.
Madje kërkesës së saj nuk i ka rezistuar as futbollisti i njohur Neymar, Në foto duket Neymar i cili ka veshur setin e “SKIM” dhe s’kemi si ta mohojmë që duket mjaftë bukur.
Të tjera
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...