Një vit pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet, deputetët e Listës Serbe paguhen pa ardhur në punë
Autori: Gazeta inFokus
09:29 | 05 November 2023
Lista Serbe një vit më parë vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës, si dhe komunat në veri të vendit. Dorëheqje dhanë pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës, të gjyqësorit dhe prokurorisë në këto komuna.
Pak ditë pas vendimit, u betuan nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe, të cilët vazhdojnë të paguhen pa ardhur në Kuvendin e Kosovës. Deputetë të opozitës thonë se kjo parti ka qenë kreatorja e të gjitha tensioneve që pasuan gjatë këtij viti.
Ata kërkojnë nga institucionet që të ndërmerren masa ndaj tyre dhe pjesëtarëve të dorëhequr mos t’u mundësohet rikthimi në institucionet publike.
Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Lista Serbe nuk e ka më fuqinë politike dhe besimin e qytetarëve serbë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë për KosovoaPress, se veriu asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë sovranitet. Ai thotë se ata që kanë hequr uniformat e Kosovës, nuk mund të kthehen të shërbejnë më në Policinë e Kosovës.
Teksa deputeti i shumicës parlamentare deklaron se në veri ka shtrirje të sovranitetit, me një gjë të tillë nuk po pajtohet opozita.
Pas vendimit të Listës Serbe për largimin nga institucionet e Kosovës, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj thekson se përgjatë një viti ka pasur tensione në veri, e po ashtu edhe akt të agresionit, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.
Ai shton se asnjë polic i cili ka dorëzuar uniformën e Policisë së Kosovës nuk duhet të kthehet në punë.
E deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj thekson se deputetët e Listës Serbe nuk kanë përgjegjësi ndaj votës së qytetarit por ndaj politikave serbe.
Vendimi i Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës erdhi pas vendimit për suspendim të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Ky i fundit kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e institucioneve të Kosovës për regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS, të Republikës së Kosovës.

T� tjera
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
































