Lajme

Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, lëndohen dy vetë

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 04 November 2023

Sipas informacioneve paraprake rreth orës 13:30, në “Rrugën Bardhyl” në Tiranë, ka ndodhur një shpërthim në një pikë karburanti.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, shkruan Top Channel.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

-Advertisement-

Rreth një muaj më parë një incident i ngjashëm ka ndodhur në Tiranë në një karburant në rrugën “Sadik Petrela”, ku nga çarja e një tubi gazi, rrezikohej shpërthimi.

Edhe ky karburant ndodhej mes pallateve dhe rrezikonte jetën e banorëve të cilët u evakuuan për çështje sigurie.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy