Sport

Laura Fazliu në gjysmëfinale, Akil Gjakova mbetet në garë për medalje

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 04 November 2023

Laura Fazliu ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, që po mbahet në Montpellier të Francës.

Laura eliminoi në çerekfinale xhudisten franceze, Clarise Agbegnenou, që vlerësohet si një prej më të mirave në histori.

Xhudistja kosovare garon në kategorinë deri në 63 kilogramë.

-Advertisement-

Edhe Akil Gjakova është ende në garë për medalje, pavarësisht se pësoi në çerekfinale ndaj Petru Pelivan i Moldavisë.

Akili tani do të synojë medalje përmes repesazhit, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Sot garoi edhe Loriana Kuka, e cila u ndal në raundin e dytë të kategorisë deri në 70 kilogramë. Ajo u mposht nga holandezjam Sanne Van Dijke.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera