Lajme

Kurti: S’jam popullist, ka humbur popullzimi me 14 shkurt 2021

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 03 November 2023

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk është e vërtetë që është popullist.

Përmes një fjalimi në Kuvendin e Kosovës, Kurti tha sot se popullizimi ka humbur me 14 shkurt 2021.

“Nuk është e vërtetë, për besë është një vet lajthitje. Nuk është e vërtetë që unë jam popullist. Saktësisht e kundërta është. Unë nuk kam thënë ja u sjelli liberalizimin e vizave, unë nuk kam thënë që ua rriti rrogat, unë s’kam thënë 200 mijë vende pune. Unë kam thënë punësim dhe drejtësi. Fakt. Me 14 shkurt kanë humbur popullistat. Është ndëshkuar popullizimi me 14 shkurt 2021”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera