Lajme

Çështja e Asociacionit, Kurti raporton para deputetëve

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 03 November 2023

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare me fillim prej orës 11:00, ndërkaq pikë e parë e rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Albin Kurti për takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi.

Kurti, do të paraqitet në foltoren e Kuvendit të Kosovës për të treguar se çfarë ka pranuar në takimin e tij të fundit me liderët evropianë.

Ai pritet që të informojë Kuvendin për draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, të cilin e pranoi në Bruksel.

-Advertisement-

Një kërkesë e tillë u bë nga opozita gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit. Pastaj janë edhe 11 pika tjera në rend të ditës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera