Kasolli pyet: A po tradhton politikisht PDK-ja Hashim Thaçin për Albin Kurtin?
Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 01 November 2023
Njohësi i çështjeve politike, Afrim Kasolli përmes një postimi ka pyetur se a është duke e tradhtuar politikisht Partia Demokratike e Kosovës, Hashim Thaçin për kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ka ditë që zyrtarët e PDK-së janë duke e kritikuar kryeministrin Kurti për pajtimin e themelimit të Asociacionit por nuk janë kritik për vetë Asociacionin por për mënyrat e kundërshtimit të tij nga Albin Kurti deri më tani.
“A po tradhton politikisht PDK-ja Hashim Thaçin për Albin Kurtin? Ka ditë që zyrtarët e PDK-së janë duke e kritikuar Kryeministrin Kurti për pajtimin e themelimit të Asociacionit. Por sipas tyre, ata nuk janë kritikë për Asociacionin per se (pra në vetvete), por për mënyrat e kundërshtimit të tij nga Albin Kurti deri më tani. Apo se ky është obligim ndërkombëtar dhe nuk ka qeveri që mund ta shmang. Prandaj, si formacion politik janë të gatshëm t’i ndihmojnë qeverisë për ta përmbushur këtë obligim”, ka shkruar Kasolli.
Ndryshe ai ka quajtur paradoksale gatishmërinë e PDK-së për të i ndihmuar Kurtit për themelimin e Asociacionit pasi që para tri vitesh ish presidenti Thaçi e kritikonte.
“Mbetet paradoksale kjo gatishmëri, vullnet dhe përkushtim i PDK për t’i ndihmuar Albin Kurtit në themelin e Asociacionit, entitet ky kur jo më larg se para tri vitesh, ish-presidenti Thaçi e kritikonte me tonet më të ashpra politike dhe shtetërore. Në disa intervista në vitin 2020 duke folur për mundësinë themelimit të tij, ish-i pari i shtetit pat deklaruar “ se krijimi i një Asociacioni të komunave me shumicë serbe pa njohje në Kosovë do të ishte gabim i madh dhe nisje e shpërbërjes së shtetit nga brenda. Asociacioni nënkupton Republikën Serbe në Kosovë. Dhe asnjë njeri në token e Kosovës nuk ka të drejtë të diskutojë për këtë Bashkësi. Me këtë rast, është befasuese lehtësia me të cilën sot zyrtarët e PDK-së janë më afër qëndrimit të Albin Kurtit për themelimin e Asociacionit, sepse ata nuk janë kundër tij në vetvete, sesa të atij të Hashim Thaçit dje që ishte veçanërisht kundër skenarit të Asociacionit pa njohje. Apo mbase kanë filluar t’i besojnë kryeministrit më shumë sesa ai vetvetes, se me këtë pranim Kosova po e përfiton njohjen de facto nga Serbia? Prandaj, edhe është i tejkaluar qëndrimi kundërshtues i ish-presidentit Thaçi”, ka shkruar tutje Kasolli./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Të tjera
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...