Lajme

Krasniqi për protestën e dy njësive të policisë: E vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 01 November 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me protestën e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive të Policisë së Kosovës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kjo është e vërteta e kësaj qeverie.

“Këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë! Posaçërisht, pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit tonë”.

-Advertisement-

“Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, krenaria e shtetit tonë, detyrohen të protestojë para Qeverisë së vendit të vet, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta”.

“Përtej fjalëve boshe për Policinë e Kosovës, fatkeqësisht, kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë”, ka thënë Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera