Sport

Edhe Lewa drejt Arabisë? Barça gjen zëvendësuesin në Holandë

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 01 November 2023

Robert Lewandowski, ashtu si një pjesë e madhe e kolegëve të tij, është i tunduar për të provuar një eksperiencë në Arabinë Saudite. Polaku mund të ndryshojë ambient në verën e ardhshme duke qenë se edhe katalanasit nuk e shohin më si një element thelbësor, me sulmuesin që nuk garanton më qëndrueshmëri fizike.

Kështu, te Barça janë të vetëdijshëm për skenarin e së ardhmes dhe kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Lewas. I preferuari është Santiago Gimenez i Feyenoord.

Sulmuesi meksikan ka shënuar 13 gola në 10 ndeshje të kampionatit holandez. 22-vjeçari premton shumë për të ardhmen dhe një largim i mundshëm i Lewandowskit do ta shndërronte Gimenez në profilin ideal për Barçën.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy