Lajme

Përplasje në komisionin për Trepçën: “Thirrja policinë qitne jashtë ..”

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 31 October 2023

Deputeti i Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Trepçën ka komentuar mos pjesëmarrjen e ministres, Artane Rizvanolli për të raportuar para deputetëve dhe të takohej me sindikalistët e Trepçës.

Ai ka thënë se sipas informacioneve të tij ministrja nuk gjendet jashtë shtetit dhe se është në Kosovë mirëpo nuk ka dashtë të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit.

Derisa pas kësaj deklarate ka reaguar ashpër duke thënë se deputeti Lekaj po gënjen, zyrtari i ministrisë, i autorizuar nga ministrja për të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit.

-Advertisement-

Valon Prebreza,Drejtor i Njësisë politika dhe monitorim të ndëmarrjeve publike në Ministrinë e Ekonomisë, ka thënë se duhet të tregohet e vërteta, dhe kështu është nisur një përplasje në mes të deputetëve të opozitës dhe zyrtarit të ministrisë, shkruan Gazeta Infokus “Nuk më takon mua më hy në debatin politik mirëpo duhet të thuret e vërteta. Zotëri Lekaj e tha një të pavërtetë të madhe që ministrja ndodhet në Kosovë, nuk është në Kosovë është jashtë në udhëtim zyrtar kështu që u garantoj për këtë pjesë. Ndërsa në takimet me sindikatën unë kam qenë i autorizuar të takohem me Sindikatën”, ka thënë Prebreza.

Derisa deputete të opozitës kanë kërkuar që të ndërhyjë policia dhe të largojë nga salla. Prebrezën./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera