Meta: Do të shkoj në SPAK kurdo që të më thërrasin, nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia
Autori: Gazeta inFokus
13:36 | 31 October 2023
I pyetur se a ka një fletëthirrje nga SPAK për çështjen e lobimit nga SHBA dhe për CEZ-DIA, Ilir Meta është shprehur se këto janë tema shumë të lodhura teksa ka shtuar se ai nuk ka asnjë shqetësim nga drejtësia.
Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, Ilir Meta ka thënë me bindje të plotë se do të shkojë në SPAK kurdo që ta thërrasin.
“Këto janë lajme tërësisht banale sepse janë të gjitha pa asnjë përmbajtje, pa asnjë materie, janë tema shumë të lodhura dhe po kështu nuk përbën asnjë lajm fakti që Ilir Meta të shkojë tek SPAK sepse ka qenë gjithmonë dhe ky është një dallim i plotë i Metës. Kam qenë në SPAK si këllëzues me letra, dokumente, kurrë nuk jam thirrur si kallëzues, ai ka qenë interesi i tyre. Kam qenë edhe si person në dijeni dhe do të shkoj kudo që të më thërrasin sepse nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia, sepse nuk ka asnjë akt të nënshkruar nga Ilir Meta “fap e far”, çështje të tilla nuk ekzistojnë. Kam treguar se kush e respekton ligjin dhe kush e shkel atë”.
Gjatë fjalës së tij, Meta është shprehur se sipas tij, reforma e drejtësisë është shndërruar në “Rama-formë”.
“Unë për hir të së vërtetës, gjatë këtyre 2-3 javëve për disa arsye të çështje të shëndetit nuk kam qenë i angazhuar publikisht, unë dua të ju them me bindje të plotë se duhet të ruajmë kujtesën në mënyrë që të jemi të vërtetë dhe kujtesa është që reforma u miratua me 140 vota, por reforma u shndërrua në Rama-formë sepse çdo gjë u bë në kundërshtim me Kushtetutën dhe do jua them pa u lodhur. Prokurori i Përgjithshëm u zëvendësua me 69 vota. A e harruat gjyqtaren që u betua tek Lana? Gjykata Kushtetuese u kërkon qeverisë dhe jo Parlamentit kur ka ndonjë kërkesë sepse ka lidhje direkte me qeverinë. Kjo është situata me sistemin e drejtësisë. Unë nuk dua të mbaj një qëndrim në bllok ndaj SPAK-ut sepse ne dimë që reforma u bë që t’i jepte sa më shumë pavarësi prokurorëve në dosjet e tyre që ata të ndikoheshin sa më pak nga drejtuesit e këtij sistemi. Mbështetjen më të plotë për ata që respektojnë ligjjn, që ju rezistojnë presioneve apo të botës së krimit, dhe për të gjithë ata që sillen si vartës së Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit, të mos presin duartokitje kur shkelin ligjin”, ka thënë Meta.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































