Sport

Reagon zyrtarisht për incidentin në Marseille, Lyon: Duhen masa të rrepta!

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 31 October 2023

Marseille-Lyon është kryefjala e momentit në Francë, me takimin që ishte planifikuar për t’u luajtur të dielën në mbrëmje, por për shkak të trazirave, dhunës dhe kaosit të krijuar nga tifozët e Marseille ndeshja u shty.

Marsejezët sulmuan autobusin e Lyon, situatë nga e cila mbeti i plagosur trajneri Grosso, por edhe ndihmësi i tij, Longo.

Klubi i Lyon-it ka “thyer” heshtjen dhe ka reaguar për mbrëmjen e të dielës.

-Advertisement-

“Të dielën në mbrëmje, në hyrje të stadiumit Velodrome, disa persona sulmuan me dhunë autobusin e Olympique Lyonnais, si edhe stafin e lojtarët. Por, edhe gjashtë autobusë me tifozë të Olympique Lyonnais ishin gjithashtu në shënjestër.

Në të vërtetë, dritaret e autobusit u thyen nga sende të rënda. Trajneri Fabio Grosso dhe ndihmësi i tij Raffaele Longo u goditën dhe u plagosën rëndë në fytyrë gjatë këtij sulmi. Lojtarët dhe stafi që ishin në autobus, gjithashtu u prekën thellë nga dhuna e këtij sulmi, të cilin Olympique Lyonnais e dënon ashpër.

Fillimisht, edhe pse në një moment të tillë ne nuk u dorëzuam, të nxitur nga guximi, trajneri dhe lojtarët kërkuan që sfida të luhej, por më pas, zyrtarët e klubit tonë dhe të Federatës u informuan për gjendjen fizike të Fabio Grosso dhe ndihmësit të tij Raffaele Longo, që ishte shumë më e rëndë se sa pritej, si dhe për gjendjen psikologjike të lojtarëve u vendos që takimi të shtyhet.

Klubi do të bëjë një ankesë në ditët në vijim dhe do të mbështesë këdo që dëshiron të bëjë të njëjtën gjë.

Së fundmi, Olympique Lyonnais shpreh keqardhjen që kjo lloj situate ndodh çdo vit në Marseille dhe u bën thirrje autoriteteve të marrin parasysh diçka të tillë dhe të evitojë përsëritjen e incidenteve të tilla përpara se të ndodhë një tragjedi edhe më e rëndë.” – shkruan klubi i Lyon në reagimin zyrtar të bërë këtë të martë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera