Lajme

Haradinaj: Urgjente anëtarësimi i Kosovës në NATO, garanton paqe e siguri në rajon

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 31 October 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO, është nevojë urgjente

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se anëtarsimi i Kosovës në aleancën veriatlantike, do të garantoi më shumë siguri dhe paqe në rajon.

“Pata kënaqësinë të takoj kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare ‘Vatra’, Ilmi Berisha, me ç’rast biseduam për zhvillimet e përgjithshme politike në vend e rajon. Njëherësh ritheksova nevojën e vazhdimit të përkrahjes së tyre për Kosovën si për zhvillimin ekonomik të saj ashtu edhe në temat e rëndësishme që na presin në të ardhmen, veçanërisht në procesin e anëtarësimit në NATO, si një nevojë urgjente e cila garanton më shumë siguri dhe paqe në rajon”, është shprehur pas takimit Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera