Çeku: Ende asnjë përgjigje për vlerësimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës
Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 29 October 2023
Një muaj pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ende nuk ka përfunduar vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në Manastirin e Banjskës. Kështu thotë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, derisa potencon se ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga dioqeza Rashkë-Prizren. Ai shton se do të vazhdojnë të jenë insistues dhe t’i kryejnë detyrat ligjore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Manastiri i Banjskës ishte pika kryesore që u shfrytëzua nga grupi terrorist për t’u strehuar, pasi sulmuan Policinë e Kosovës, mëngjesin e 24 shtatorit, me ç’rast është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, si dhe u plagosën dy policë.
Më 27 shtator, tre ditë pas sulmit, ministri Çeku bëri të ditur se i kanë mjetet e nevojshme për të kryer sanimet, teksa shtoi se dëmet nuk janë të vogla në strukturën fizike të Manastirit.
Çeku në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se janë të gatshëm për bashkëpunim, meqë sipas tij, është në pyetje trashëgimia kulturore dhe fetare e Kosovës. Ai shtoi se me vlerësimin e dëmeve, do të ndërmerren veprimet e duhura riparuese.
“Ne kemi komunikuar me dioqezën Rashkë-Prizren, pranë autoritetit të Kishës Ortodokse serbe në Kosovë dhe e konfirmuar edhe me shkrim, pra zyrtarisht gatishmërinë, vullnetin dhe detyrimin tonë ligjor dhe institucional për ta bërë vlerësimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës të shkaktuara nga sulmi terrorist i 24 shtatorit dhe mbi atë vlerësim, për t’i ndërmarrë veprimet e duhura riparuese, restauruese brenda manastirit. Deri në këtë moment që po flasim, unë nuk kam asnjë përgjigje zyrtare nga Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, vazhdojmë të jemi në pritje, vazhdojmë të jemi të gatshëm për bashkëpunim, për partneritet sepse në pyetje është trashëgimia kulturore e Kosovës dhe trashëgimia fetare e Kosovës. Dhe në këtë drejtim ne do të vazhdojmë të jemi edhe insistues, por edhe t’i kryejmë detyrat tona ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, tha Çeku.
Përveç kësaj, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku potencoi se është bërë një vlerësim preliminar i dëmit që i është shkaktuar trashëgimisë kulturore gjatë viteve 98-99’ nga forcat serbe. Ai thotë se i MKRS-ja, i ka shifrat e para që tregojnë se sa monumente e vepra arti janë dëmtuar.
“Për momentin e kemi një draft dhe një vlerësim preliminar të dëmit që iu është shkaktuar trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë viteve 98/99, pra gjatë luftës nga forcat serbë në mënyrë të qëllimshme. Në këtë raport, ne i kemi shifrat e para, të cilat tregojnë se sa monumente janë dëmtuar, sa vepra të artit janë dëmtuar, sa libra janë dëmtuar dhe sa artefakte pjesë të koleksionit të Muzeut të Kosovës, vazhdojnë të mbeten në Serbi dhe mbi këtë është bërë edhe një përllogaritje e dëmit për të kërkuar dëmshpërblim financiar për këtë që na ka shkaktuar Serbia”, tha ai.
Çeku shtoi se raporti do të mbetet konfidencial deri në një afat të pacaktuar, meqë sipas tij, është një dokument shumë i rëndësishëm me të cilin do të ballafaqohet Serbia. Ai thotë se përmes këtij raporti, do të kërkohet dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga forcat serbe në mënyrë të qëllimshme gjatë luftës së fundit.
“Në këtë moment raporti mbetet konfidencial, sepse nuk është momenti për ta publikuar por gjithsesi tani në dorë e kemi një dokument shumë të rëndësishëm, i cili ka nevojë të përpunohet më tutje natyrisht, por është profesional. Është punuar nga ekspertët e Kosovës dhe ata ndërkombëtar shumë të rëndësishëm në këtë proces. Ndërsa, do ta presim momentin e duhur që në ballafaqimin tonë me Serbinë, kur edhe do të vijmë më pikën për ta përballë Serbinë me dëmet që na i ka shkaktuar dhe për ta kërkuar dëmshpërblimin. Gjithsesi një pjesë e asaj fature do të jetë edhe trashëgimia kulturore e shkatërruar dhe e dëmtuar qëllimshëm nga forcat serbe gjatë luftë së fundit në Kosovë”, thekson Çeku.
Ndryshe, kanë kaluar dy dekada prej përfundimit të luftës në Kosovë, por Serbia vazhdon t’i mbajë mbi një mijë artefakte arkeologjike të cilat vendin e kanë në Muzeun Kombëtar të Kosovës.
Deri më tani, nga thesari i artefakteve Kosovës i është kthyer vetëm “Hyjnesha në Fron”, një eksponat që daton nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit dhe e cila u gjet në vitin 1956 në lokalitetin “Tjerrtorja”, të Prishtinës.
Për kthimin e këtij eksponati, në maj të vitit 2002, ishte angazhuar asokohe ish-shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara të Kosovës, Michael Steiner.
Të tjera
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...