Basha: Inkurajojmë SPAK, kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve të përgjigjet para ligjit
Autori: Gazeta inFokus
16:28 | 28 October 2023
Kryetari i PD, Lulzim Basha, pati takime rastësore me banorë dhe sipërmarrës në Njësinë 7 në Tiranë, gjatë paradites. Përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se është koha që qytetarët të vendosin drejtëpërdrejtë përfaqësuesin e tyre me lista të hapura të cilat propozon PD.
“Gjithmonë rikthehem me kënaqësi në njësit 7, aty ku u zgjodha për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë në një përballje të drejtpërdrejtë me kundërshtarin politik, ku vendosi vota e qytetarëve”, – shkruan Basha në një postim në Facebook.
“Sot ne duhet t’u rikthejmë serisht këtë të drejtë qytetarëve, që të vendosin ata për deputetin e tyre përmes listave të hapura. Kjo është ajo që mbështesin dhe vetë qytetarët në takimt që pata me ta”, tha Basha.
Ai shprehu inkurajimin e PD për SPAK që kushdo që ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve të përgjigjet para ligjit.
“Kjo situatë ka detyruar të rinjtë të emigrojnë masivisht, ndërsa qeveria vazhdon të çojë paratë e shqiptarëve të koncesionet korruptive, siç janë inceneratorët, strelizimi etj, para që përfundojnë në xhepat e pushtetarëve. Praktikat e deritanishne që pasuritë e shumta të vendit, kthehen në të mira materiale për një grup njerëzish në lidhje me qeverinë duhet të marrë fund. Për këtë ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK, që kushdo që ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve të përgjigjet para ligjit. Lufta kundër korrupsionit në çdo nivel dhe në çdo kohë duhet të jetë prioritet kombëtar”, shkruan Basha.
Basha foli për propozimet e PD për ekonominë dhe emigracionin.
“Situata ekonomike dhe emigracioni janë problemet kryesore, siç tregojnë qytetarët dhe sipërmarrës të bizneseve të vogla në zonën e njohur si fusha e aviacionit. Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe me fuqinë më të ulët blerëse. Gati 1/3 e shqiptarëve jetojnë me rreth 5 dollarë në ditë. Në kushtet e një rritje të madhe të çmimeve përfshirë dhe ushqimet bazë, këto familje nuk sigurojnë as ushqimin bazë për mbijetesë”.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...


































