Imami Kalaja pretendon se themeluesi i grupit anti-islam është bashkëpunëtor i Serbisë, publikon dokumente!
Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 27 October 2023
Imami nga Shqipëria, Ahmed Kalaja ka publikuar një artikull ndaj grupit anti-islam në Kosovë. Sipas tij, themeluesi i këtij grupi është bashkëpuntor i Serbisë.
“Themelues i të ashtuquajturës lëvizje anti-islame në Kosovë, Pajazit Jashari, del të jetë bashkëpunëtor i serbëve dhe i cili ka krijuar skema të ndryshme të organizatave me të cilat financohet nga Serbia dhe nga burime të tjera por me synimin për t’i ruajtur interesat e serbëve dhe Serbisë në Kosovë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Dalin skandale të reja të grupit;
“Pajazit Jashari – themeluesi i Lëvizjes Anti-Islame, del bashkëpunëtor i serbëve, themelues i organizatës “Buducnost” me Nebojsha Vujoviçin dhe Millosh Vujoviçin
Themelues i të ashtuquajturës lëvizje anti-islame në Kosovë, Pajazit Jashari, del të jetë bashkëpunëtor i serbëve dhe i cili ka krijuar skema të ndryshme të organizatave me të cilat financohet nga Serbia dhe nga burime të tjera por me synimin për t’i ruajtur interesat e serbëve dhe Serbisë në Kosovë.
Ai edhe sipas regjistrave shtetërorë është themelues i organizatës “Buducnost” (Ardhmëria) të cilën e ka themeluar me Nebojsha Vujoviçin dhe Millosh Vujoviçin, e përmes të cilës kanë punësuar serbë e serbe për të mbuluar funksione të panjohura.
Fushëveprimtaria e kësaj organizate është ndihma humanitare për serbët e Kosovës dhe fuqizimi i tyre në të drejtat kushtetuese në Kosovë. Pikërisht dy kanalet përmes të cilave janë realizuar dëmet më të mëdha të Republikës së Kosovës.
Përtej këtyre kanaleve, Pajazit Jashari ka themeluar edhe shoqëri kulturore-artistike shumë etnike me serb, rom dhe shqiptar në shërbim të serbëve. Ndërsa në anën tjetër tenton të shitet si nacionalist që promovon kulturën shqiptare.
Kjo veprimtari e agjenturave serbe përmes shqipfolësve përkon pikërisht edhe me rolin e saj përçarës brenda popullit shqiptar të Kosovës dhe krijimin e problemeve të tjera të sigurisë për Republikën e Kosovës. Në mënyrë që Institucionet e Sigurisë së Kosovës që po bo bëjnë punë jashtëzakonisht të suksesshme në Veriun e vendit, ta zhvendosin vëmendjen nga atje në probleme të tjera e të mos jenë mjaftueshëm të suksesshme në bastisjen e terroristëve serb për të grumbulluar armatimin e rëndë dhe për të kryer në plotni hetimet për sulmin terrorist. Pra të zhvendoset vëmendja nga luftimi i organizatave terroriste serbe dhe pengimi i agjendave të Serbisë në Kosovë në një problem me pasoja të mëdha sociale, politike, kulturore dhe fetare në Kosovë.
Të dhënat e kësaj OJQ-je i gjeni në regjistrin e OJQ-ve me numër regjistri: 5112470-7
Ai ka edhe biznese të tjera me serb, pikërisht me Radmila Vujovic, ku kanë themeluar bizneset me tekstil sekond hand të njohura si rrjeti BRECA, në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Podujevë por edhe me degë e partnerë edhe në Mitrovicë e në veri. Pjesë e këtij biznesi duket se është i përfshirë edhe një Bekim Jashari i Podujevës.
Disa nga bizneset e Pajazit Jasharit janë të regjistruara në Adresën: Podujevë, 280, Skenderbeu, Sikur biznesi me NUI: 810441684. Po në këtë adresë, me të njëjtën veprimtari, Fatime Jashari të cilën Pajaziti e ka përodrur edhe për ta regjistruar OJQ-në Buducnost, është bashkëpronare e biznesit BRECA COMPANY me Radmila Vujovic, Radmilla është drejtoreshë, ky biznes mban NUI: 810774506.
Në të njëjtën adresë ka funksionuar edhe biznesi tjetër ne emrin e djalit të Pajazitit, Jon Jashari, SALLON ONDULIMI BRECA SH.P.K. me NUI: 810022195.
Njëjtë edhe biznesi tjetër familjar: BSB OutleT-London SH.P.K. me NUI: 810175572 me dege neper Prishtine, Podujeve dhe Ferizaj.
Partneri i Pajazit Jasharit, Millosh Vujoviç është njeriu kryesorë në të gjitha organizatat e veriut dhe disa organizatave që veprojnë në Fushë Kosovë dhe Graçanicë. Ja po ju sjellim disa organizata të cilat i ka themelu dhe i drejton Millosh Vujoviç:
Center for proactive action CPA | Milos Vujovic | Leposaviq, 24. novembar bb | 5114866-5 | Milos Vujovic, Bojan Radosavljevic, Marija Dakic
GREEN VALLEY GREEN VALLEY | Bojan Radosavljevic | Leposaviq, Lole Ribara 6, Lešak | 5114947-5 | Bojan Radosavljevic, Milos Vujovic, Danijela Jakovic
OFK GALIÈ | Vladimir Radovic | Leposaviq, Socanica bb | 5115412-6 | Vladimir Radovic, Milos Vujovic, Radisa Radovic
OLIMP FCO | Milos Vujovic | Leposaviq, 24. novembar | 5114873-8 | Milos Vujovic, Marija Dakic, Bojan Radosavlejevic
Vlen të theksohet se të gjitha veprimtaritë kriminale bandat e veriut dhe bandat serbe nëpër enklava i kanë kamufluar si organizata të sportit dhe organizata të tjera jo qeveritare…
Prandaj të gjitha institucionet relevante nuk duhet të jenë më neglizhente në tërë këtë situatë me të gjitha këto dëshmi.”
®️ Arkivi- Historia
Huazuar.
Të tjera
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...
-
Musliu: Aqareva dhe PDK-ja sot janë një, është koha që të votojmë për ata që e duan dhe e vlerësojnë zhvillimin e vendit tonë
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu sot ka qenë në ta...
-
“Temperaturat pritet të bien goxha si shumë”, parashikimi i motit për këtë javë
Meteorologu Mendim Rugova paralajmëroi se “temperaturat pritet të bien goxha ...
-
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA publikon udhëzuesin me hapat që duhet ndjekur për ta dërguar fletëvotimin
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzuesin...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret nisjen e fushatës zgjedhore në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e...