Dje varrosi gruan, dy fëmijët dhe nipin e tij, gazetari i Al Jazeera rikthehet në punë: Duhet të vazhdoj të informoj botën
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 27 October 2023
Një gazetar i Al Jazeera u kthye sot në punë duke raportuar nga Gaza, vetëm një ditë pasi anëtarët e familjes së tij u vranë në një sulm ajror izraelit në një kamp refugjatësh palestinezë.
Në një video të postuar nga AJ+, Wael Dahdouh tha se ishte “detyrë” e tij që të kthehej shpejt në punë pavarësisht humbjes së disa anëtarëve të familjes.
“Ishte detyra ime të kthehesha në punë sa më shpejt që të ishte e mundur, pavarësisht gjithçkaje” tha shefi i zyrës së Al Jazeera në Gaza. Wael al-Dahdouh shpjegoi pse u kthye në punë një ditë pasi familja e tij u vra në një sulm ajror izraelit që synonte shtëpinë e tyre.
“Siç mund ta shihni, të shtënat vazhdojnë kudo,” tha shefi i zyrës së Gazës, duke treguar tymin nga një sulm ajror në sfond. Sulmet ajrore dhe granatimet vazhdojnë të pandërprera.Të mërkurën, një sulm ajror izraelit goditi kampin e refugjatëve Nusseirat në Rripin qendror të Gazës, duke vrarë disa palestinezë – mes tyre gruan e tij 44-vjeçare Amna, djalin 16-vjeçar Mahmoud, vajzën 7-vjeçare Sam dhe nipin Adam. Tetë anëtarë të tjerë të familjes u vranë gjithashtu, duke përfshirë vajzën e kushëririt të tij, Hadeer, dhe katër fëmijët e saj.
“It was my duty to get back to work as quickly as possible, despite everything.”
Al Jazeera’s Gaza bureau chief Wael al-Dahdouh explained why he returned to work a day after his wife, son and daughter were killed in an Israeli air strike that targeted their home in the Gaza Strip pic.twitter.com/PBpgBeX8VP— Middle East Eye (@MiddleEastEye) October 27, 2023
Vajza 27-vjeçare e Dahdouh, Bisan, nuk ishte në kamp në kohën e sulmit ajror, sipas Al Jazeera.
Hanan, vjehrra 81-vjeçare e gazetarit, i mbijetoi sulmit, por u plagos rëndë. Ajo është në koma dhe nuk është në dijeni të humbjeve të mëdha që ka pësuar familja e saj, tha djali i saj Ali.
Shefi i zyrës së Al Jazeera në Gaza, Wael al-Dahdouh, udhëhoqi lutjen e funeralit për familjen e tij.
Al Jazeera’s Gaza bureau chief, Wael al-Dahdouh, led the funeral prayer for his family 💔 pic.twitter.com/pCNJDQkWFO
— حفصة (@muslimthoughtz1) October 26, 2023
Familja Dahdouh kishte lënë shtëpinë e tyre në lagjen Tal al-Hawa në veri të Gazës për në kampin Nusseirat kur Izraeli urdhëroi palestinezët të lëviznin në jug për të shmangur vrasjen.
Wael Dahdouh, i cili prej vitesh mbulon ngjarjet në Lindjen e Mesme, transmetoi drejtpërdrejt sulmin ajror që vrau familjen e tij.
Fotot dhe videot e marra nga kolegë gazetarë në Gaza treguan Dahdouh duke ecur pranë spitalit dhe duke mbajtur trupat pjesërisht të mbështjellë të fëmijëve të tij të vdekur. Diku tjetër ai shihet duke mbajtur trupin e pajetë të nipit të tij, ndërsa dy gra, që thuhet se janë të afërme, qajnë dhe ndihmojnë në mbështetjen e trupit të fëmijës.Në videon e AJ+ të postuar sot, Dahdouh falënderoi të gjithë ata që i dërguan ngushëllime, por tha se duhet të vazhdojë të informojë botën për gjithçka që po ndodh në Gaza. “E ndjeva se ishte detyra ime, pavarësisht dhimbjes dhe plagës së hapur, të kthehesha para kamerës dhe të kontaktoja sa më shpejt në rrjetet sociale. Ju falënderoj të gjithëve dhe ju lutem na mbani në lutjet tuaja”, tha Wael Dahdouh.
Të tjera
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...