Martinez ndez tifozët: Fitoj titullin ose Championsin me Aston Villan
Autori: Gazeta inFokus
12:56 | 27 October 2023
Emiliano Martinez është një hero në Argjentinë. Portieri ndihmoi kombëtaren albiceleste të fitonte Kupën e Botës vitin e kaluar në Botërorin e Katarit, ndërkohë që prej shtatorit të vitit 2020 mbron portën e Aston Villas.
Skuadra e drejtuar nga spanjolli Unai Emery, e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri në ishull. Aston Villa renditet në vendin e pestë me 19 pas javës së nëntë në Premier League, duke qenë vetëm 4 pikë larg Tottenhamit kryesues.
Skuadra nga Birmingami garon edhe në grupet e Conference League. Pas suksesit 1-4 në Holandë me AZ Alkmaar, Martinez lëshoi një deklaratë të fortë, duke i mbushur me ëndrra tifozët e zjarrtë të skuadrës.
“Nëse i keni lexuar ose dëgjuar intervistat e mia të para kur erdha në këtë klub, gjithmonë kam folur për fitimin e Champions League dhe fitimin e trofeve të tjerë.
Që nga dita e parë e besoj që do të largohem nga klubi pasi të kemi fituar titullin kampion ose Champions League. Aston Villa është një klub që dëshiron të luajë për të fituar diçka të rëndësishme”, theksoi 31-vjeçari argjentinas.
Aston Villa (1982) është një nga 6 skuadrat angleze që ka fituar Champions League. Bashkë me Liverpool, Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Nottingham Forest.
Ndërkohë që ka fituar 7 herë titullin kampion në Angli. Të fundit në sezonin 1980/1981.

T� tjera
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...

































