Lajme

Shqiptares i kapen 30 mijë dollarë në çantë dore, po vinte nga Kanada

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 26 October 2023

Policia Kufitare në Kapshticë, ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, ku ka sekuestruar 30 mij]ë dollarë kanadezë të padeklaruara. Ndërsa është proceduar penalisht poseduesja.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një autobus linje, me të cilin udhëtonte si pasagjere shtetasja S. Th., 54 vjeçe, banuese në Kanada. Gjatë kontrollit të ushtruar, 54-vjeçares iu gjetën në çantën e dorës 30 000 dollarë kanadezë të padeklaruara. Shuma e monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”./ Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera