Lajme

Avokati i Sali Mustafës: Trupi gjykues selektiv mori parasysh vetëm dëshmitarët që dëshmuan kundër Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 26 October 2023

Avokati mbrojtës i Salih Mustafës, Julius Von Bone, në seancën e Apelit tha se gjykimi dhe dënimi ndaj Sali Mustafës është i gabuar, disporopocional dhe i ashpër, pasi sipas tij trupi gjykues nuk ka përdorur standardin e vlerësimit të dëshmive të dëshmitarëve, duke qenë selektiv dhe janë marrë parasysh vetëm dëshmitë që ishin kundër “Calit”.

“Kjo mungesë e balancës është aq e dukshme, kur bëhet krahasimi mes dëshmitarëve që i kanë aprovuar apo i kanë refuzuar akuzat”, tha ai.

Ai shtoi se gjykata mori parasysh secilën dëshmi ku përshtateshin me akuzat e Prokurorisë, ndërsa refuzoi si të pabaza dëshmitë e dëshmitarëve që thanë se nuk e kanë parë asnjëherë Sali Mustafën të ketë keqtrajtuar dikë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

-Advertisement-

Von Bone theksoi se trupi gjykues nuk mori parasysh deklaratat e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, vetëm se ata mohuan ekzistencën e një vendbanimi ku Mustafa kishte keqtrajtuar njerëz.

Ndër të tjera, ai përmendi dëshminë e dëshmitarit të propozuar na ZPS-ja, Sejdi Veseli, të cilën dëshmi trupi gjykues e kishte konsideruar si mbrojtje të vlerave të UÇK-së.

Për këtë, avokati i Mustafës u shpreh se nuk ka kuptim dhe se Veseli vetëm i është përgjigjur pyetjeve. Tha se është e kuptueshme që ai vazhdon të respektojë UÇK-në, pasi është faktor që e bëjnë të gjithë në Kosovë, pasi luftuan për pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu, ai tha se kishte dëshmitarë që përshkruan një vendndodhje tjetër ku pretendohet se u mbajtën apo u torturuan viktimat. Sipas tij, që nga ngritja e aktakuzës, konfirmimit të saj dhe gjykimit nga ZPS-ja, është përmendur vetëm një vendndodhje.

“Kur një gjykatë nuk i vlerëson provat në mënyrë të barabartë, kjo shkon në dëm të të akuzuarit dhe nuk mund të ketë një aktgjykim të plotfuqishëm, qasja jo e barabartë dhe e njëanshme nuk mund të quhet e vlefshme”, shtoi ai.

Salih Mustafa me 51 pika kundërshtuese në Apel ndaj dënimit prej 26 vitesh burgim

(Përditësuar, ora 15:10)- Salih Mustafa ka paraqitur në Panelin e Gjykatës së Apelit 51 pika kundër vendimit dënues me 26 vite burg të shqiptuar ndaj tij nga Gjykata Speciale më 16 dhjetor 2022.

Sipas trupit gjykues Salih Mustafa ka kërkuar nga Paneli i Gjykatës së Apelit të shfuqizojë vendimin dënues ndaj tij dhe të shpallet i pafajshëm, ose të kthehet në rigjykim rasti i tij, ndërsa në rast që konfirmohet vendimi dënues ndaj tij, të ulet lartësia e dënimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fillim të kësaj seancën kryetarja e trupit gjykues të Paneli të Gjykatës së Apelit, paraqiti një rezyme të vendimit të 16 dhjetorit 2022, ku fajtor ishte shpallur Salih Mustafes.

Me tej nga palët në procedurë u kërkua që mos të përsëriten argumentet e thëna në procesin e shkalles së parë në rastin Mustafa.

“Mos te përsëriten argumentet e gjykimit të parë, sepse apeli nuk është gjykim i ri, por të paraqiten gabimet e pretenduara gjate procesit të parë”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Sot pritet të mbahet seanca e parë e Apelit në çështjen Salih Mustafa

Paneli i Gjykatës së Apelit, do të mbajë sot seancën e parë të Apelit në çështjen Salih Mustafa.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, thuhet se seanca e Apelit në çështjen Mustafa është paraparë të fillojë sot në ora 13:30, ndërsa pritet të vazhdojë edhe nesër me fillim nga ora 09:30, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, aktgjykimi ndaj Mustafës ishte shpallur më 16 dhjetor 2022, me të cilin Mustafa është dënuar me 26 vite burgim.

Ndaj këtij aktgjykimi, Salih Mustafa ka dorëzuar dosjen e tij të apelit, kurse Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësit e viktimave duhej të dorëzojnë dosjet e përgjigjeve deri më 5 qershor 2023.

Kronologjinë e rastit ndaj Salih Mustafës, mund ta lexoni KËTU.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, kishte njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Sipas Prokurorisë, Salih Mustafa në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera