Shala Qeverisë: I keni mashtruar keq minatorët
Autori: Gazeta inFokus
11:02 | 26 October 2023
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në seancën e Kuvendit të enjten ka folur për gjendjen e minatorëve në Minierën e Trepçës.
Ai ka thënë se minatorët tash e tri ditë janë në grevë për shkak të kushteve të rënda, ndërsa për këtë gjendje ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për të cilën ka thënë se “i ka mashtruar keq”.
“Në Minierën e Trepçës po vazhdon sot dita e tretë e grevës. Minatorët në thellësi prej 700-800 metra sot kanë kërkesa elementare sociale, ekonomike e menaxheriale. Kanë kërkesë që të kenë siguri në punë, të t’i gëzojnë pagat e meritueshme, që të ndryshojnë një menaxhment joligjor dhe jofunksional. Të gjitha kërkesat e minatorëve i mbështesim sepse janë legjitime. I bëj thirrje qeverisë që të reflektojë sepse situatën e kemi në përkeqësim të skajshëm”, është shprehur Shala para deputetëve.
Deputeti i PDK-së ka thënë se asnjë nga institucionet shtetërore nuk i ka vizituar minatorët, ndërsa ka pyetur se “pse Qeveria po frikësohet të komunikojë me ta?”.
“Ku është Qeveria sot kur minatorët janë në grevë. Asnjë nga institucionet e shtetit nuk i ka vizituar. Pse Qeveria frikësohet të komunikojë me minatorët apo është e vetëdijshme se i ka mashtruar keq dhe thellë? I ka mashtruar sepse iu ka premtuar investime, zhvillim e rivitalizim dhe sigurti në punë. Por, asnjë nga këto nuk i ka përmbushur”. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































