Lajme

Dugolli i VV-së: Mëkati i vetëm i ministres Hajdari është që doli privatisht dhe jo me shofer e veturë zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 24 October 2023

Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se dënimi prej 200 eurove që i është dhënë sot ministres Rozeta Hajdari, që aksidentoi vajzën e re 9-vjeçare në 2022-ën, nuk duhet të ishte ngritur aspak si diskutim.

Sipas tij, me rëndësi është që vajza ka shpëtuar derisa tha se një aksident i tillë do të mund t’i kishte ndodhur gjithsecilit, shkruan Reporteri.net.

“Fatbardhësisht vajza ka shpëtuar. Edhe i gëzohem këtij fakti, të gjithëve mund të në ndodh. Ministrja ka qenë duke vozitur. Sipas ekspertizës që e pash, nëse do të voziste 5 km më ngadalë ndoshta nuk do të ndodhte. Në vendime të gjyqësorit nuk përzihem. Çështjet e gjyqësorit janë të ndara”.

-Advertisement-

“Shuma nuk kish dashtë me qenë si kriter. Ajo ka mund të jetë 2 mijë, 20 mijë. Nuk është që do të duhej ta ngrisnim si çështje”, ka thënë ai në T7.

Deputeti i VV-së shtoi se modestia i ka kushtuar shumë ministres Hajdari, pasi tha se ajo do duhej ta kishte shoferin personal, me veturë zyrtare, e jo të voziste vetë, me veturë private.

“Modestia e tepërt nganjëherë po na hakmerret. Kjo modestia e ministres për të shkuar vetë në punë po i hakmerret. Ajo do të duhej ta kishte shoferin e vetë dhe veturën zyrtare. Nganjëherë modestia të hakmerret. Ministrja Hajdari të vetmin mëkat që mund ta ketë në këtë drejtim është që çka ka pas nevojë që të shkojë në punë dhe ta vozisë veturën private”, ka thënë deputeti Dugolli. /Reporteri.net/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera