Bërnabiq para KS “arsyeton” sulmin terrorist në Kosovë, “faji i Prishtinës se po i terrorizon serbët”
Autori: Gazeta inFokus
10:24 | 24 October 2023
“Kriza në Kosovë në mënyrë tragjike, por të parashikueshme, u përshkallëzua më 24 shtator, kur pati një konflikt të armatosur midis “një grupi të serbëve” të armatosur dhe formacioneve policore e “paramilitare” nga Prishtina në fshatin Banjskë”, ka deklaruar kryeministrja serbe Ana Bërnabiq në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB, duke deklaruar se “Beogradi nuk ka lidhje me këtë ngjarje”, transmeton Paparaci.
“Hetimet janë duke vazhduar për të dhënë të gjitha përgjigjet dhe për të sqaruar të gjitha paqartësitë në lidhje me këto ngjarje, duke përfshirë mënyrën në të cilën dy nga tre serbët e humbën jetën”, ka thënë Bërnabiq, duke tentuar ta fyej inteligjencën e pjesëmarrësve të seancës duke thënë se “duket se janë ekzekutuar me gjakftohtësi”.
“Unë me përgjegjësi pohoj se as Beogradi dhe as strukturat e sigurisë së Serbisë nuk kanë pasur asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë komunitetit ndërkombëtar të gjitha informacionet dhe provat që janë sot në dispozicion për të konfirmuar këtë deklaratë”, ka vazhduar Bërnabiq në të njëjtën frymë.
Ajo ka shprehur “keqardhjen për humbjen e jetëve të njerëzve”, dhe ka thënë se “shpreson qe kjo të mos ndodhë më”.
“Ngjarjet në Banjskë janë pasojë logjike e sundimit të frikës dhe terrorit që Prishtina vendosi ta zbatojë, përkundër kërkesave të qarta të bashkësisë ndërkombëtare për de-përshkallëzim”, ka pretenduar ajo.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































